“Më lëndoi”- Rokerja rrëfen ndarjen me Bojken Lakon pas 10 vitesh së bashku: Vetëm atë kisha! Pas vendimit iu luta që…

Semi Jaupaj ka treguar se ndarja me Bojken Lakon e lëndoi shumë. Gjatë një bisede me Sheila Haxhirajn në BB VIP, u shpreh se kur morën vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies, iu lut që të ishin shokë, pavarësisht çdo gjëje.

Rokerja tha se ishte mësuar me praninë e Bojken Lakos, pasi “ai ishte vetmi që kishte”.

Semi Jaupaj tregoi se aktualisht mbajnë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

“Në fillim më lëndoi ndarja me Bojken. Kishim folur që do kishim marrëdhënie të afërt, unë ia kërkova: “Pavarësisht se çdo ndodhë dua të kem shok, të lutem”, isha mësuar me të. Sa herë më ndodhte diçka ia tregoja, vetëm atë kisha. Bojkeni vinte direkt, flisnim gjërat. Jemi shok, nuk e marr për çdo gjë në telefon, se më vjen pak…

Për të hyrë këtu i kam marrë mendim, se s’doja të vija këtu, ngaqë vuaj nga ankthi nuk e di sesi do i përjetoja situata të caktuara, kur dikush ngre zërin ose dikush thotë gjë për mua. S’doja, kisha frikë ta bëja këtë gjë. E takova dhe më tha që duhet ta bëja, ta shihja si sfidë me veten. Të paktën vitet e fundit një 7-vjeçar kam qenë tjetër njeri, kur isha adoleshente nuk shihesha në shtëpi, super energjike, vetëm dilja, takoja njerëz gjithë kohës. Isha keq atë periudhë, se kisha lënë edhe ilaçet, për të mos u bërë e varur”, u shpreh ajo.

Në një sfidë pak kohë më parë, Semi Jaupaj u shpreh se Bojken Lako është dashuria e saj e parë dhe janë njohur kur ishte vetëm 17-vjeçe.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja.

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj nisën një romancë të bukur në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.

Ata janë përpjekur vazhdimisht që jetën private ta mbajnë larg mediave, por shpesh kanë tërhequr vëmendjen e tyre.

Rreth dy vite më parë, Bojken ka qenë i ftuar në një emision ku ka folur për jetën e tij artistike, dhe gjithashtu edhe për lidhjen me Semin dhe dasmën që sipas tij, pritej të bëhej së shpejti.

“Gjatë gjithë këtyre viteve jam mbështetur shumë te Semi dhe kam marrë një lloj drejtimi dhe orientimi shumë të mirë, sepse e kam konsideruar si njeriun që edhe ana profesionale e shijeve të veta, por edhe si publik, sepse ajo ka dëshirë që të më shohë si publik i thjeshtë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, ka qenë mbështetëse edhe nga ana profesionale. Normalisht që do bëjmë dasmë, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës”, shprehej asokohe Bojkeni.

Por dasma e çuditshme nuk ndodhi, por ndodhi ajo që nuk pritej, çifti i rokerve, me 17 vite diferencë moshe, u nda, por me sa duket në mirëkuptim të plotë.

Ndërsa ende nuk dihet shkaku i ndarjes së tyre pas 10 vitesh në krahët e njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al