
“Më hanë duart për…”, pasi fitoi çmimin e madh në BBA, Egla do jetë në Grande Fratello?
Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno ka habitur me një postim në Instastory, ku ka ngritur aludimet se mund të marrë pjesë në edicionin e ri të Grande Fratello në Itali.
Pasi rrëmbeu çmimin e madh në Shqipëri, mesa duket Egla synon të rrëmbejë fitoren dhe në Itali.
“Pas Big Brother Vip Albania “më hanë duart” për Grande Fratello! Vazhdiamo”, ka shkruar Egla në postimin e saj.
Kujtojmë se aktroja fitoi edicionin e tretë të BBV në një përballje ‘kokë më kokë’ me aktorin Jul Deda. Gjithashtu në natën finale arritën të ishin edhe Romoe Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.
Bordo