‘Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty’, Fifi i bën dedikimin e ndjerë Adisit
Fifi dhe Adis Patushi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja po jetojnë prej muajsh historinë e tyre të dashurisë dhe janë në çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi, Fifi ka publikuar në rrjete sociale disa foto krah partnerit, duke i bërë një dedikim shumë të veçantë. Mes të tjerash, këngëtarja është shprehur se po e kërkonte prej vitesh një dashuri të tillë.
“Përtej dashnisë!
S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di-ty kam met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram