Me 2 milionë ndjekës, Fatmir Sufa: Duet dashurie me këngëtaren që flisja në chat-in e “Instagram”-it
Është cilësuar si Dan Bilzeriani shqiptar, pasi Fatmir Sufa çdo klip e bën i rrethuar nga shumë femra. Këtë herë, në klipin e ri “A ke dashni” ai u pa afër artistes së huaj ,Petronella, të cilën e njohu në “Instagram”. I konsideruar si mbreti shqiptar i “Instagramit” me 2 milionë ndjekës, Fatmir Sufa tregon për “Panorama Plus” rreth bashkëpunimit që lindi nga bisedat e gjata në chat…
Rikthehesh me një bashkëpunim me këngëtaren Petronella. Pse zgjodhe një këngëtare të huaj dhe jo një shqiptare?
Petronella është modele e njohur në Lebanon, e së fundi ka ndjekur rrugën e muzikës.
Si re në kontakt me të?
Me Petronellën jam njohur në “Instagram”. Kishim kohë që bisedonim vazhdimisht në chat. Ajo më kërkoi një këngë dhe kështu vendosëm ta bëjmë këtë duet dashurie.
Ia dolët ta shndërroni në hit këtë verë?
Kënga ka pasur shumë sukses dhe ka marrë shumë klikime në “YouTube”.
Titullohet “A ke dashni”. Nga çfarë u inspirove për këtë fabul?
“A ke dashni”, në fakt, erdhi natyrshëm.
Nga klipet me shumë femra, të cilave u kushtoje të njëjtën vëmendje, tani të shohim të fokusuar te njëra, Petronella. Pse ndryshove?
Mund të them se kam ndryshuar paksa, pasi edhe në këtë klip, përveç këngëtares në krahun tim, ka shumë femra të tjera figurante.
Njihesh si “mbreti shqiptar i Instagramit” për ndjekësit e shumtë. Si do e përshkruaje realitetin virtual mes VIP-ave brenda këtij rrjeti social?
“Instagrami” po shkon shumë mirë dhe do ta konsideroja më real se vetë realiteti. Aktualisht kam më shumë se 2 milionë ndjekës./Panorama Plus