Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Drejtoria Detare bllokon lundrimin

Pezullim i lundrimit detar në Velipojë. Ky është vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare një ditë pas ngjarjes tragjike në det, ku humbi jetën 17-vjeçarja Enisa Doda.

Vajza u mbyt, kur po lundronte me një motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.

Mësohet se kjo Drejtori ka pezulluar përkohësisht lundrimin e mjeteve ujore në Velipojë, ndërsa nuk dihet ende sa do të vijojë ky pezullim.