Mbyllja e klubeve dhe muzikës pas orës 20:00, reagon Pipero: “Virusi nuk ka fasha orari”

Prej ditës së hënë, qeveria ndaloi hapjen e klubeve të natës, të diskove dhe të shërbimeve të ngjashme. Gjithashtu, është e ndaluar muzika pas orës 20:00.

Mbi këtë vendim, ka reaguar edhe mjeku Pëllumb Pipero. Ai ka thënë se koronavirusi lëviz me ne në shtatë ditët e javës sepse nuk ka fashë orari.

“Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës. Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit”, tha Pipero