Mbi 110 mijë të vdekur nga Covid-19 në botë, rreth 2 milionë të infektuar

Shifat e personave që kanë humbur jetēn nga COVID-19 në mbarë botën po shtohen dita-ditës. Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 792 899 persona. Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 110 052 të vdekur.

Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 517 persona. Pjesa më e madhe e viktimave shënohet në Europë, ku janë 75 mijë të vdekur nga COVID-19. 80% e të vdekurve në Europë ndodhen në Itali, Spanjë dhe Britaninë e Madhe.

Kujtojmë se SHBA renditet dër vendet me numrin me të madh të viktimave, 20 608 te vdekur. Ndërkohë që ka të prekur gjithësej 530 384 persona Sakaq, pas SHBA-së vjen Spanja me 163 mijë e 27 raste si dhe Italia me 152 mijë e 271 raste.