Mbesa e ish-Presidentit shqiptar zhvishet në në prag dimër
Beniada Nishani (Jakiç), e njohur si mbesa modele e ish-Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, vazhdon të bëjë bujë me pozat e saj të guximshme si modele në Itali. 26-vjeçarja, e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si “Le Iene”, po spikat me format e saj. Pasi ka qenë e përzgjedhura e revistës “GQ Italia” dhe ka pozuar për “Maxim”, dhe “Playboy”, pak ditë më parë ajo sallonet e “Moto GP”-së për “Ducati-n”.
Me veshjet e një motoristeje seksi, ajo u komentua shumë në rrjetet sociale për linjat e saj elegante dhe këmbët e gjata. Ndërkohë që temperaturat po bien Beniada i ka ngritur ato me fotot e reja duke u shndërruar në imazhin nr.1 të pozave topless në Itali. Ajo sapo ka realizuar një set të ri fotosh me fotografin e njohur të pozave topless dhe nudo në Itali, Alberto Buzzanca. Beniada ka postuar njërën prej tyre, ku shfaqet e bërë njësh me rërën, ndërsa ka hequr reçipetat. Nuk kanë munguar komentet e shumtë të ndjekësve italianë, të cilët e komplimentojnë për guximin që ajo ka. Nuk është hera e parë që modelja e lindur në Durrës të pozojë topless.
Vitin e kaluar ajo së bashku me mikeshën e Ines Trocchia, u fotografuan topless në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Por Beniada Nishani (Jakic) është imazhi i ri në shoëbizin italian, pasi po tërheq vëmendjen jo vetëm si modele por edhe dhe shoëgirl. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema. Po si ndihet ajo kur pozon topless? “Sa për fotot kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra janë bërë mjaft popullore si; Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”.
Ndërsa në lidhje me pasojat e kësaj fame si modele ajo tregon se ka bërë për vete shumë fansa nga Italia. “E vërteta është që kam marrë lule pa emër nga disa adhurues shqiptarë. Unë do të doja të di emrat e personave që m’i kanë dërguar, së paku për t’i falënderua ata! Por mesazhet më të bukura që më kanë dërguar janë nga gratë, nënat apo vajzat e reja që duan të ndjekin karrierë në fushën e modelimit”. Ndërsa komenteve si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, dhe a ka ambicie politike edhe ajo u përgjigjet: “Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë, dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës, e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja.
Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”./Panorama Plus