“Mbarova pas teje” e Fifit shkon një hap më tej: “Do vdisja për të”

Mbrëmjen e kaluar, Fifi e ka kaluar kohën duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve që lidhen ose me projektet muzikore, miqësitë apo dashurinë.

E pyetur nëse do vdiste për njerin që do apo të mos dashuronte dot më asnjëherë, Fifi ka nxjerrë në pah anën më romantike të saj me përgjigjen, në të cilën ka shkruar: “Do vdisja për atë që dua. Nuk ia uroj askujt zemrën akull”.

Ndërsa për të gjithë ata që i kanë sytë nga muzika dhe po presin projektet e reja të saj, Fifi ka zbuluar se kënga me Brunon do të dalë më shpejt nga ç’mendojnë të gjithë.

“Më shumë se shpejt dhe më besoni që është një prej këngëve më të bukura që i shtohet repertorit tim”, ka shkruar ajo. Juve ju duhet të bëni vetëm dhe pak durim./revistawho.com