Mban gjithmonë paruke, do të habiteni kur të shihni flokët e vërtetë të Kylie Jenner
Kylie Jenner është një nga të paktat personazhe të njohura që eksperimenton me flokët e saj dhe që gjithmonë ia del të duket bukur, duke kthyer çdo gjë në trend. Për të mos dëmtuar flokët e saj origjinalë, ajo përdor gjithmonë paruke dhe gjatë vitit 2019 e kemi parë me flokë bjonde, në ngjyrë blu të çelët, apo me flokë të gjata të zeza.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet me flokë të zeza të gjata deri tek vithet, por a keni menduar ndonjëherë si duken flokët e saj? Në të vërtetë, Kylie ka flokë të zinj, por shkurtër deri në pjesën e shpatullave. Këtë e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një videoje në ‘Snapchat’, ku tregonte linjat e saj pas lindjes, megjithatë ajo çfarë ra më shumë në sy ishte modeli i flokëve. Duke njohur preferencat e saj në lidhjen me pamjen fizike, jemi të sigurt që nuk ka për t’u ndalur me kaq./revistawho.com