Mateus Frroku rrëfen prapaskenat e duetit me Eli Farën: E vështirë ta bindja, edhe pse për drekat e darkat paguan vetëm ajo!

“Copa, copa” është kënga që bëri bashkë Eli Farën dhe Mateus Frrokun. Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi (Muma), kurse muzika është e kompozitorit Kledi Bahiti.

Gjatë një interviste për moderatorin Ermal Peçi, treguan se si erdhi ky bashkëpunim. Mateus u shpreh se kishte punuar shumë që të mos merrte një ‘Jo’ nga këngëtarja Eli Fara.

“Eli është këtu me ne dhe unë kam këmbëngulur gjatë gjithë kohës në atë kafen tonë të parë, që Eli të mos më thoshte ‘Jo’. Pavarësisht se Eli kishte disa pikëpyetje, kishte disa kërkesa”.

Ndërkohë, Eli tha se nuk thotë ‘Jo’ për arsye të kërkesës së artistëve, por dëshiron të bindet me materialin apo tekstin. Por cilët janë personat e parë që dëgjojnë demot e këngëve të tyre?

Eli tha se është e bija, Marina, ndërsa për Matuesin kuptuam që ishte vajza e tij e zemrës. ‘Ajo’ tha Ermali dhe ndërkohë Mateusi buzëqeshi, teksa Ermali vijon duke thënë “Epo mirë, nuk është bërë xheloze për Elin” teksa mes tyre nisën të qeshurat.

Të dy janë artistë të kërkuar në aktivitetet e live-it, ndaj moderatori i pyet nëse ekziston tek ata shpirti i negociatave.

“Shpesh negocioj”,- tha Eli.

“Unë kam negociuar deri para një viti kur më morën në dorë njerëz të tjerë dhe më thanë më ty nuk bëhet, na e lër neve këtë punë në dorë”,- tha Mateusi.

Po si ishte suporti i kolegëve për këtë bashkëpunim?

Mateusi shtoi se nga shumë kolegë kishte mbështetje, po kishte nga ata që i kishin shumë afër dhe nuk i kishin mbështetur. Një moment epik ishte ai i intervistës dyshe teksa Ermali pyeti se kush paguan faturat e drekave apo darkave.

Eli pranoi se ka qejf ta bëjë shpesh, teksa Mateusi, pa e dëgjuar përgjigjen e saj, shtoi se paguan gjithmonë Eli. Për pak sekonda ai tha: “Bo, bo si u dukka me këtë përgjigje”, teksa Eli i tha: “Mos i trego të gjitha!”.

Produksioni i këngës ndërkohë është bërë nga ‘Gred Music Records’, ndërsa klipi i është besuar produksionit ‘Max Production’.

Bashkëpunimin e tyre tashmë të plotë mund ta gjeni edhe në “YouTube”, në kanalin zyrtar të Mateus Frrokut. Ky njëherësh është dueti i parë i artistëve nga Shqipëria, i cili është pritur mirë nga publiku.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur Eli Fara është kthyer në treg me një projekt, pas një periudhe të gjatë. Komentet e shumta ishin për formën fizike të Elit, duke e komplimentuar pafund.

Panorama.al