Mashtroi 11 biznesmenë, stomatologia e VIP-ave Olesia Duka dënohet me 15 vite burg
Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha pretencën për shtetasen Olesia Duka, e cila akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash. Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen e VIP-ave nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim. E pandehura ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo pritet që të dënohet me 10 vjet heqje lirie. Pretenca u lexua në mungesë të pandehurës, që nuk ishte në sallën e gjyqit./ Gazeta Panorama