Mashkull seksi me unazë rreth që tymos cigare, Jonida Maliqi mbulohet me portretin e tij
Jonida Maliqi është kthyer tashmë në ikonë mode me stilin e veshjeve që sugjeron. Vitin 2018 këngëtarja e ka nisur me një ndryshim në ngjyrën e flokëve duke hequr dorë nga e zeza. Por në fotot e fundit bën përshtypje fustani shumë i veçantë. Portreti i një mashkulli seksi, me mjekër, syze, unazë rreth në gisht dhe që tymos cigare është i stampuar në gjithë pjesën para të fustanit. Djali në fjalë është një idhull për shumë fansa të muzikës, pikërisht Kurt Cobain i grupit “Nirvana”. Stil shumë intrigues veshjeje për një artiste apo jo?!