Martohet fotografi i njohur Norik Uka, sjell fotosesion përrallor me gruan e tij

Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, i ka dhënë fund beqarisë.

Norik-7

Ai dhe partnerja e tij, Krenare Gjikolli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, teks kanë sjell fotografi nga Stambolli i Turqisë, Maldivet dhe Sri Lanka.

Norik-1

Noriku njihet si fotograf i shumë seteve fotografike të martesave të shumë prej yjeve të famshëm – ndaj nuk kishte se si të mungonte edhe një fotosesion i veçantë për ditën më të rëndësishme të jetës së tij.

Norik-2

Çifti i sapomartuar ndan me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale fotografitë e dasmës, ndërsa pranuan urime të shumta.

Norik-4

Disa prej imazheve janë të realizuara në një jaht, e disa të tjera në natyrë të hapur.

Norik-8

Nuk munguan edhe urimet nga të famshmit, teksa ndër të parat ishte mikja e besuar e Norikut, Morena Taraku, e cila publikoi një fotografi në InstaStory me plot urime për çiftin e ri.

Norik-5

“Jam vërtet krenare, krenare për ty”, shkroi Taraku teksa i uroi martesën fotografit Norik Uka.

Norik-6

Urimet nuk munguan edhe nga emrat tjerë të njohur si: Dhurata Ahmetaj, Shpat Kasapi, Neki Emra, Elita Rudi, Kida, Robin Krasniqi, Gresa Behluli etj. /Telegrafi/

Norik-3