
Martohet aktorja e telenovelave turke, ndjekësit i shajnë fustanin
Aktorja e preferuar e telenovelave turke i ka dhënë fund beqarisë. Hazal Kaya dhe Ali Atay i kanë thënë “po” njëri-tjetrit duke kurorëzuar në martesë marrëdhënien e tyre 5-vjeçare të dashurisë. Por duke lënë mënjanë ceremoninë e mrekullueshme martesore, Hazal Kaya, e njohur për rolet e saj të shumta kinematografike, mes të cilëve edhe atë të Maral, ka marrë kritika të shumta për fustanin e saj të nusërisë, shkruan Iconstyle. Stili i veçantë i fustanit megjithëse tërhiqte vëmendjen me ngjyrën, ka marrë kritika nga ndjekësit dhe media, të cilët nuk janë kursyer me sharje.
