Marrëzia e Ermal Mamaqit: Shes mend, 24 mijë euro për t’u bërë si unë!

Gjatë ditës së sotme, Ermal Mamaqi ishte njëri ndër trajnerët në “Konventën e Tretë Për Menaxherët e Shitjes dhe Marketingut”, e mundësuar nga Denis Gafuri, nën moton e konventës “Suksesi është qëllimi yt”.

Mamaqi përveç se ndau eksperiencat e tij në suksesin e bizneseve që drejton, pati rastin të flasë edhe për Paketën që mëson se si të jetoni, vlera e së cilës arrin plot 24 mijë euro.

Përpos kritikave që pati për çmimin, Emali e cilësoi si një mundësi të mirë që të mësohemi si të arrijmë të planifikojmë të ardhmen!

“Unë nuk shes veten, unë shes mend!”, u shpreh Mamaqi. Për të gjithë ju që u çuditët nga çmimi i kripur dhe u duket thjesht një marrëzi e Ermal Mamaqit, ju sqarojmë se nuk është shkruar gabim, pasi ky është çmimi i saktë që Ermal Mamaqi i ka vënë mendjes së tij në këtë kohë krize.