Marka luksoze që i mori ‘mendjen’ Trejsit dhe Zaiminës, këngëtarja prezanton blerjen dhjetëra mijëra dollarëshe
Këngëtarja Zaimina Vasjari ka prezantuar përpara të gjithë ndjekësve, blerjen e saj më të fundit. Bëhet fjalë për orë super të shtrenjtë dhe luksoze të markës “Audemars Piguet”, të llojit Royal për femra.
Mjaft krenare teksa tund dorën përpara kamerës, Zai shkruan se kjo është ‘bebushja’ e saj e re.
“Bebushe e re,”- shkruan këngëtarja krahas videos së shkurtër në Instagram.
Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të markës luksoze të rave, rezulton që një e tillë kushton 38.700 dollarë. Me rripin e bardhë dhe fushën rose gold, ora i rri mjaft bukur Vasjarit, por këtë lloj modeli ia kemi parë edhe dikujt tjetër.
Në janar të këtij viti, modelja Trejsi Sejdini tërhoqi vëmendjen me një foto që publikoi në rrjetet sociale. Në dorën e saj vezullonte ora e shtrenjtë, lloji i të cilët kushtonte plot 59 mijë dollarë dhe është një version i limituar.
E vemtja gjë që ndryshon në orat e dy vajzave, të cilat reklamojnë hapur jetën luksoze është ngjyra.
(f.m/dosja.al)