Marjana Kondi flet për pengun më të madh të jetës: Pendohem që nuk bëra fëmijë të dytë
Aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi, ka qenë e ftuar në “Glamour Zone”, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe pengun më të madh të jetës.
Ajo u shpreh se pendesa më e madhe është që nuk bëri një fëmijë të dytë. Nuk mendoj se kemi patur ndonjë moment shumë të vështirë, por do të të them dicka për të cilën pendohem. Pendohem që nuk kam bërë një fëmijë të dytë. Nuk është normale të kesh mundësi dhe të qëndrosh vetëm me një fëmijë.
Thjesht nuk e di, pse nuk e bëra një fëmijë të dytë, dhe pendohem shumë për këtë”, u shpreh aktorja.