Mariza Ikonomi lë Shqipërinë: Jeta ime e re në Karaibe

Mariza Ikonomi është ndër të paktat këngëtare që ka arritur të fitojë vëmendjen e publikut jo me skandale dhe foto provokuese por me talentin e saj në muzikë. Kishte kohë që këngëtaren nuk e shihnim në skenë apo në koncerte, dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj shkëputjeje nga muzika, Mariza ishte e ftuar pak javë më parë në emisionin e mëngjesit “Ëake up”. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ri bëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, ka thënë këngëtarja. Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë ajo ka patur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër”, është shprehur Mariza.

Mariza-Ikonomi-2

Dhe duket se përveç të këndojë në hotele, aktrimi është puna e re e saj, nëse shohim fotot e fundit që ka postuar nga Spanja, ku pozon me veshjen e Kleopatrës, mesa duket një nga rolet e saj. Por duket se ndalet në keto vende kanë qenë të përkohshme, pasi për “Panorama Plus”, Mariza tregoi se aktuslisht po jeton në Karaibe, ku dhe pa vazhdon karrierën e saj të re jashtë Shqipërisë. Nuk është hera e parë Mariza provon karrierë jashtë vendit, duke pasur parasysh faktin që para disa vitesh ajo qëndroi më ca kohë në Francë. Ndërsa vitin e kaluar e pamë të eksloronte një tjetër botë, atë të televizionit. Ajo kishte emisionin e saj, ku zhvillonte intervista me artistë të njohur. “Në fakt pasioni im ka qene dhe mbetet muzika, por unë në ambientet e televizionit shqiptar kam hyrë në një moshë fare të vogël dhe pikërisht në këtë institucion kam pasur eksperiencat e mia të para, jo vetëm si muzikante por edhe si prezantuese. Dhe pa dashur e pa kuptuar më kanë hyrë që të dyja profesionet në zemër”, është shprehur ajo në një intervistë për “Panorama Plus”.

Mariza-Ikonomi-3

Në lidhje me paratë që fiton nga muzika ajo u shpreh: “Mund të them që ndihem shumë e pasur shpirtërisht, që s’ka pagesë që zëvendëson. Ju e dini që të bësh para në Shqipëri, duhet ose të këndosh popullore ose tallava ose të bësh dasma. Unë nuk jam e atij target grupi edhe pse di ta këndoj shumë mirë edhe muzikën popullore por përsëri mund të them që fitoj mjaftueshem, sepse kam një publik që e kam gjithmonë me vete dhe që më vlerëson”. E sa për ndërhyrjet estetike, dhe arsyen pse ka vendosur të mos bëj ndryshime në fizikun e saj ajo argumenton: “Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet plastike. Jam kundra tyre dhe gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat jo perfekte. Ato më janë dukur edhe më të bukura. Ndihem shumë mirë kështu si jam dhe jam krenare që i ngjaj mamasë sime, me buzët e holla si ajo, me hundën pak me gungë, dhe me sytë e vogla siç i ka ajo. Kënaqem kur më thonë që jam kopja e saj, dhe s’e kam pasur asnjëherë si qëllim që të dukem yll në sytë e të tjerëve. Rëndësi ka të ndihem unë mirë me veten time dhe njerëzit të më vlerësojnë për vlerat që kam, e jo për bukurinë”.

Mariza-Ikonomi-4