Mario çmend VIP-at shqiptarë në Tiranë, në radhë për një foto me grimierin e Kim Kardashian

Është pritur si një superstar në Tiranë, grimieri me origjinë shqiptare i Kim Kardashian, i cili tashmë njihet thjesht si Mario. Djali bukurosh që bëri Kim të fliste shqip, duke i shprehur komplimentin për punën me fjalët “Sa bukur Mario!”, gjatë natës së mbrëmshme ishte një realitet i prekshëm për vajzat dhe djemtë e njohur të showbizit shqiptar. Mario ishte i ftuar mbrëmbjen e djeshme në eventin “Oda” që u mbajt në Tiranë, ku të ftuar ishin ata të cilët punojnë çdo ditë për t’i dhënë një imazh më të mirë Shqipërisë. Sigurisht shumica prej tyre ishin emra të njohur të politikës, artit, skenës dhe medias shqiptare si dhe përfaqësues biznesesh. Për më shumë Story.al ju sjell disa foto të postuara vetë në Instagram nga të pranishmit.