Marina Vjollca e tepron me bronxaturën, këmbët stonojnë me trupin

Themi e veçantë duke marrë parasysh faktin që jemi ende në muajin maj. Ngjyra e lëkurës së Marina Vjollcës, është aq e nxirë sa të kesh bërë dy muaj plazh.

Fiks si duken vajzat në fundin e gushtit pasi kanë shfrytëzuar çdo rreze dielli gjatë gjithë verës.

Sigurisht prezantuesja e ëmbël e Klanifornias nuk ka bërë kaq shumë plazh, por sot fatmirësisht ka shumë mënyra për të arritur nuancën që do në lëkurën tënde, edhe nëse nuk merr asnjë rreze dielli.

Në disa foto, këmbët e saj të nxira bien shumë në sy.

Sidomos me disa kombinime të veçanta, që i nxjerrin në pah linjat perfekte të trupit./L.F-dritare.net