Marina Fara pozon nga shtrati: Unë juristja me mijëra ndjekës në Instagram
Vajza e vetme e këngëtares së njohur, Eli Fara është gjithmonë magnet për mijëra ndjekës në rrjetet sociale, edhe pse në profesion është juriste. Me famën që ka arritur për stilin e jetesës dhe imazhin e kuruar, Marina Fara tani është një nga personazhet më të klikuar për çdo foto që poston në Instagram, duke u kthyer në model për vajzat si një blogere e vërtetë mode. Këtë muaj Marina realizoi një set fotosh shumë të veçanta në Kosovë, ku shfaqi sensualitetin e saj të spikatur nga pozat mbi makinë e deri në shtrat poshtë çarçafëve. Komentet që ndjekësit i bëjnë janë të shumta dita-ditës. Shumë prej tyre çuditen se si Marina ja del të jetë kaq e bukur, si një kukull e nxjerrë nga kutia në fotot që poston vazhdimisht në Instagram. Për jetën e saj reale dhe si reagon ndaj vëmendjes apo ngacmimeve që merr nga djemtë në profilet e saj, Marina i zbulon në këtë rrëfim për revistën “Story”. Pytejes që si ka mundësi që edhe pse s’është pjesë e televizionit, fama e saj ua kalon edhe vajzave që shfaqen në ekran përditë, Marina i përgjigjet:” “Nuk ka ndonjë forcë magnetike në gjithë këtë tërheqje vëmendjeje. Ky është fenomen që po ndodh globalisht, ndërsa njerëzit kanë shumë ndjekës në Instagram edhe pse nuk vijnë nga një profesion i botës së ekranit. Ndërsa pyetjes tjetër nga revista “Story”, nëse i ka ndodhur të jetë bezdisur apo përndjekur aq shumë nga ndonjë mashkull aq sa ka menduar ta denoncojë në polici, ajo i përgjigjet? “Deri tani ja kam dalë vetë mbanë, por absolutisht çdo femër e cila ka nevojë për mbrojtjen e policisë për t’iu larguar abuzimit fizik apo psikologjik, e inkurajoj sa më shumë që t’i drejtohet institucioneve përkatëse nëse të drejtat e saj dhe të të tjerave cënohen”. Në lidhje me profesionin e saj të juristes Marina është shprehur në intervista se, “është një profesion shumë i bukur pasi shoqëria civile lëviz dhe funksionon në bazë të këtyre rregullave, të cilat herë funksionojnë e herë jo, kështu dhe vazhdojmë të rritemi e përmirësohemi si civilizim”.