Marijuanë dhe puthje pasionante, Madonna publikon videon intime me të dashurin e saj 36 vite më të vogël

Madonna nuk e ka problem të ndajë momente intime me të dashurin e saj në Instagram.

Ikona e pop-it, 62-vjeç, ndau me të gjithë një video, në të cilën shihej duke shkëmbyer një puthje pasiononte në buzë me partnerin 26-vjeçar, i cili i kalonte tym marijuane në gojë, shkruan “Daily Mail”.

Çifti, të cilët janë bashkë që nga vera e vitit 2019, dukeshin shumë komodë me njëri-tjetrin në Instastory-t e postuara.

Në video, e cila ishte gati një minutë e gjatë, Madonna shihet duke i kafshuar buzën balerinit disa herë, ndërsa ai ndalonte herë pas here për të thithur marijuanë.

Postimi i këngëtares mori më shumë se 180,000 pëlqime në më pak se një orë.

Ky postim vjen pak ditë pasi artistja pozoi me të brendshme të zeza, duke vënë në plan të parë gjoksin.