“Mami ka qenë e rreptë, i vogël shkoja më mirë me babin”, Ledri tregon marrëdhënien me prindërit
Nga historia e dashurisë me Sarën, marrëdhëniet me miqtë e kolegët e deri tek projektet e radhës, Ledri Vula i ka rrëfyer të gjitha dje në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio. Reperi ka folur edhe për raportin me nënën e tij, Xheraldinën, e njohur ndryshe si Xheri.
Ajo nuk njihet vetëm si mamaja e Ledrit, pasi tanimë ajo është dhe një figurë shumë e dashur për publikun. Ledri tregoi për marrëdhënien e veçantë që ka me të.
I pyetur nga moderatorja Jonida Aliçkolli nëse Xheri është ajo mama që e ul me këmbë në tokë kur duhet apo i thotë se është legjendë për të edhe kur gabon, artisti u përgjigj:
“Jo nuk jam legjendë kur gaboj, përkundrazi. Prindërit gjithmonë janë më të pjekur dhe i kanë kaluar ato situata që po kalon ti shumë më herët. Sa herë më ka dhënë këshillë, nuk e kam bërë dhe më ka dalë gjithmonë për keq.
Pastaj fillova ta dëgjoj dhe më dilnin për mirë. Mami ka qenë më e rreptë, ndërsa babi pak më ‘chill’, ndaj më pëlqente më shumë babi kur isha i vogël. Duke u rritur kuptova që këshillat e mamit kanë shumë vlerë për mua”.