Mama për herë të parë! Genta Ismajli në muajin e dytë të shtatzënisë

Genta Ismajli po shijon romancën me biznesmenin turk, Hussein Usta. Çifti pritet të hedhin një tjetër hap në lidhjen e tyre dhe këtë e zbuloi vetë këngëtarja disa ditë më parë.

Në një intervistë për “Wake Up”, këngëtarja u shpreh se si të gjitha vajzat, e ëndërron veten veshur me fustan të bardhë. Kështu, Genta ka lënë të kuptohet se sëshpejti, do të ketë dasmë. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha pasi emisioni i mëngjesit në televizionin T7 bën me dije se këngëtarja është shtatzënë. Sipas burimeve të sigurta për emisionin, Ismajli është në muaj të dytë të pritjes së ëmbël.

Genta nuk ka reaguar ende lidhur me lajmin dhe kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mediat online ngrenë dyshime të tilla. Disa javë më parë, komentuesit në rrjet besuan se këngëtarja ishte shtatzënë, duke u nisur vetëm nga një foto. /News31