Mallkimi i Ramsejt godet përsëri / Bëri gol në debutimin me Nisën, ndahet nga jeta aktorja e njohur

PANORAMASPORT.AL/ Mesfushori nga Uellsi, Aron Ramsej, pati pa dyshim një debutim ëndrrash në Francë, ku pas vetëm një minute në fushë, gjeti golin e parë me Nisën.

Gjithsesi, duket se mallkimi i tij për “Golin e Vdekjes” është rikthyer dhe njëherë. Një ditë pas golit të shënuar nga uellsiani, është ndarë nga jeta këngëtarja dhe aktorja e njohur e filmit “Grease”, Olivia Njuton-Xhon.

Australiania humbi betejën me kancerin, duke u ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, pranë familjes së saj në SHBA.

Edhe pse duket e pabesueshme, Njuton-Xhon mund të quhet “viktima” e 24-të e Ramsejt, i cili sa herë ka shënuar më parë për Arsenalin, thuajse vdiste një person i njohur. Disa nga “viktimat” e tij të tjerë janë Osama Bin Laden, Stiv Xhobs, Uitnej Hiuston, Pol Uollker, Dejvid Boui, Alan Rikman, Niki Hajden etj.