Makina me “Timon të Artë” mbërrin në Tiranë, ka disa arsye pse ŠKODA-n e re duhet ta bëni tuajën

Sheshi Skënderbej dje (të martën) vend prezantimi i modelit të ri ŠKODA KAROQ. Rreth 200 të ftuar në evenimentin ishin të parët që zbuluan prurjen më të fundit të markës Çeke. Sheshi Skënderbej, vendtakimi i ngjarjeve më të rëndësishme në Shqipëri, mirëpriti të ftuarit e shumtë që kishin ardhur për të parë për herë të parë nga afër ŠKODA-n e re KAROQ. Në një instalacion modern, kupolë e ndërtuar në linjën e re të dizajnit ŠKODA, rreth 200 të ftuar patën rastin të shohin të parët prodhimin më të fundit të shtëpisë ŠKODA. Mbrëmja u çel nga Z. Gentian Bushati, drejtor i Përgjithshëm i Porsche Albania i cili bëri një përmbledhje të arritjeve kryesore të Porsche Albania-s gjatë 2017. Më tej Z. Bledar Kozma, drejtor i markës ŠKODA, vijoi me prezantimin e modelit para të pranishmëve. “Besimi që kam se KAROK do të zgjojë interes të lartë nga publiku i referohet jo vetëm segmentit SUV një nga më popullorët në Europë si edhe Shqipëri, por edhe për faktin se ŠKODA KAROK është pasardhësi i një nga modeleve me të suksesshme ŠKODA që kemi patur, pikërisht ŠKODA Yeti”, u shpreh Z. Kozma. “Story.al” ju sjell fotot dhe gjithçka duhet të dini për ŠKODA Yeti.

Çfarë duhet të dini për KAROQ, pasaardhësin e modelit të suksesshëm ŠKODA Yeti

Dizajni

Natyra nuk fal asnjë kompromis, lejon vetëm kombinimin më të mirë të mundshëm. Estetika e fuqishme e KAROQ kombinohet me një trup të jashtëzakonshëm me cilësi off-road mbresëlënëse. I prodhuar për t’i bërë ballë kushteve më të vështira. Pamja e tij prezantohet me elegancë plot vetëbesim.

Pamja e makinës është moderne por mbart njëkohësisht trashëgimin ŠKODA në dizajn. Në 4.3 metra gjatësi, pak më shumë se 2 metra gjërësi dhe 18 cm distancë nga toka (18.4 gradë) KAROQ përshtatet me terrenin sa do i paparashikueshëm të jetë ai.

Motorët

Me një gamë të gjërë motorësh KAROQ sjell fuqi për çdo sfidë të ditës. Nëntë motorë nga të cilët 4 benzine dhe 5 nafte ju lejojnë të zgjidhni kombinimin tuaj të përkryer të fuqisë dhe konsumit.

Motori më i vogël i gamës është 1.0 TSI me 116 kuaj fuqi. Motori perfekt për udhëtimet në qytet. Motori më i fuqishëm i modelit është 2.0 TDI AËD 190 kuaj fuqi i cili ka një torque prej 400 Nm në 1900-3300 xhiro motori. Emetimet e CO2 janë gjithashtu të përmbajtura ndërmjet 119 dhe 138 g/km.

Siguria

Me 5 yje ne testet Euro NCAP KAROQ i përgjigjet më së miri edhe kërkesave më të larta për një udhëtim të sigurtë.

Me shumë opsione të sigurisë active dhe pasive si Paketa e Asistimit ku përfshihet piloti automatik me ruajten e distancës së sigurisë nga mjeti përpara, asistuesi i ndërrimit të korsisë, asistuesi në trafik dhe asistenca në rast emergjence,  KAROQ ju jep më tepër qetësi në udhëtimin tuaj.

Brendësia

Vëmendja në detaje bëhet më e dukshme në brendësi të modelit. Me një stil të huazuar nga vëllai i madh Kodiaq, kroskoti i KAROQ të jep një ndjesi modernizmi që në pamje të parë. Jo vetëm materialet cilësore por edhe organizimi është mbreslënës.

Infotainment

Sistemi i infotainment opsional 8 inch me funksionet Car Play dhe MirrorLink ju jep munësinë të përdorni në ekran disa nga aplikacionet e celularit tuaj. Për ata në kërkim të një përvoje të veçantë ofrohet edhe ekrani 9.2 inch me kontrollin me xheste. Gjithashtu si pajisje opsionale ofrohet edhe sistemi audio Canton me 10 bokse dhe 550Ë fuqi që e bën dëgjimin e muzikës në udhëtim një përvojë të veçantë.

Hapësira

Hapësira një element i rëndësishëm në komoditetin në udhëtim është gjithmonë e bollshme në një ŠKODA. Kabina e KAROQ është e bollshme si përpara ashtu edhe pas. Me një numër të madh konfigurimesh të sediljeve modeli ofron përshtatshmë për çdo person.

Bagazhi po ashtu është i bollshëm, ku në një provë të shpejtë arrinte të mbante deri në 9 valixhe dore. 

ŠKODA KAROQ vlerësohet me çmimin “Timoni i Artë” në kategorinë e “SUV e vogël” nga dy revistat prestigjoze gjermane “Auto Bild” dhe “Bild am Sonntag”. Lexues nga mbi 20 vënde Europiane votuan KAROQ-un duke e çuar në finale e kategorisë “SUV e vogël”. Më pas një juri ekspertësh përzgjodhën modelin e ri ŠKODA si fitues pas një numri të madh testesh sfiduese në rrugë.

“Timoni i Artë“ është një nga çmimet më prestigjoze Europiane për makina. Këtë vit konkurruan një numër prej 42 modelesh të ndara në kategori si: makina të vogla dhe kompakte, SUV e vogël, SUV e madhe, makina ekzekutive dhe makina sportive. Në kategorinë e saj KAROQ konkurroi me 12 modele të tjera në Balocco në veri të Italisë. Finalistët u testuan nga një juri prej 53 ekspertësh ku përfshiheshin, shoferë garash, inxhinierë, persona të famshëm, dizajnër dhe drejtues të revistave kryesore Europiane për makinat.