Majlinda Zeka shpërthen ndaj Majk: Seriali që nisi me mohimin e atësisë së djalit
Drama në mes reperit Majk dhe ish-të dashurës së tij, Majlinda Zekës me të cilën ka edhe një fëmijë të quajtur Roan, shpërtheu mbrëmë në rrjete sociale. Çifti kanë akuzuar njëri-tjetrin në rrjete sociale duke mos u kursyer aspak edhe pse publikisht. I pari e nisi Majk, i cili në një përgjigje për fansat e tij, tha se Majlinda ishte ajo që s’e linte ta takonte Roanin, ndërsa përgjigja e modeles nuk vonoi.
Në postim, Majlinda tregon se shpenzimet e fëmijës që nga lindja e deri sot i ka kryer familja e saj, dhe jo artisti dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk e linte ta takonte deri më tani. Më pas, ajo ka shkruar një letër të gjatë në mesnatë në Instagram, e të detajuar duke iu referuar reperit, ku sqaron thuajse gjithçka dhe tregon se çështjen e takimeve me të birin, për Majk do e rregullojë gjykata, shkruan Prive. Madje, ajo ka shkruar se po e rrit me këngët e tij që Roan të jetë i afërt me të atin, megjithatë këta rreshta të letrës janë fshirë më pas nga Majlinda.