Majkëll Ngo nuk e mendon dy herë për Bora Zemanin, Erjola Doçi zbulon: Grezda frymëzohet nga profili im në mesnatë
Majkëll Ngo ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Procesi Sportiv“, ku futbolli nuk ka qenë e vetmja temë diskutimi për të.
Gazetari Edi Manushi i ka vënë në pozitë të vështirë për të zgjedhur se cilën nga moderatoret e “Top Channel“ do të zgjidhte në kohën e lirë në darkë. Mes Bora Zemanit, Fjoralba Ponarit dhe Nevina Shtyllës, sulmuesi i Tiranës nuk e mendon dy herë përgjigjen. “Atë me të verdha”, thotë Ngo duke drejtuar gishtin nga fotografia e Bora Zemanit.
Ndërkohë një pyetjeje të tillë nuk i ka shpëtuar as Erjola Doçi, që përpara saj i janë vendosur si alternativa Eros Grezda, Majkëll Ngo dhe Bekim Balaj. “Me sy hapur, nuk e di. Me sy mbyllur, Grezdën. Frymëzohet nga profilet tona në mesnatë”, ka thënë Erjola Doçi, cila më pas ka lënë të nënkuptohet se të dy kanë shkëmbyer edhe mesazhe në rrjetet sociale./Sport Ekspres/