Majk: Femrat dëshirojnë t’i lag me shpampanjë, por unë ofroj më shumë se aq

Quhesh Kastriot, pse në muzikë Majk?
Sepse unë e kam pasur Dr. Mic e të gjithë e kanë shqiptuar Doktor mic. Tani e bëra shqip Majk.
Paraja është ambicia jote në jetë?
Paraja luan rolin e vet, secila luan rolin e vet në jetë.
Famën e ke qëllim në vetvete?
Ah, fama! Së pari i falenderoj fansat e mi, pasi pa ata s’kisha mundur të vija deri këtu ku jam. Fama është e mirë përderisa më japin dashni të gjitha moshat. Edhe shyqyr që e kam famën, pasi më respektojnë të gjithë, të mëdhenj e të vegjël!
Ka nga ata që të urrejnë?
Ka edhe prej atyre që më urrejnë, por edhe ata janë pjesë e jetës.
Nga çfarë apo nga kush frikësohesh?
Zotin vetëm kam frikë!
Të tundon diçka në jetë?
Hmmm. Asgjë.
Cilin artist të huaj vlerëson shumë?
Maitre Gims.
Të lagësh një vajzë me shampanjë është kulmi i pëlqimit për të, apo ka më shumë se kaq?
Ka më shumë. Pra ka gjëra më të mira se aq. (qesh)
Çfarë të pëlqen të pish kur do të argëtohesh në maksimum?
Shampanjë.
Pasionet e tjera në jetë?
Basketbollin.