Majk bën aksident, zbulohet si është gjendja shëndetësore e reperit

Dje mediat kosovare kanë shkruar se reperi i njohur Majk bëri aksident. Makina e tipit ‘Porsche’ është përfshirë në një aksident rrugor në një nga lagjet e Prishtinës. Mediat kanë raportuar se ka persona të plagosur, megjithatë duket se Majk është jashtë rrezikut. Në një prononcim për “Lajmi.net” reperi u shpreh se gjendja e tij është shumë e mirë. “Mirë jam unë. Ishte një aksident i vogël, pa lëndime”, tregoi ai.