“Magic 4” grupi me dy vëllezër e dy kunata, pas klipit të Dhërmiut gati për hit-in e dimrit?

Në këtë stinë të nxehtë hitesh që sapo kaluam nuk mund të mungonte as ai i “Magic 4”, grupi unik shqiptar që përbëhet nga dy vëllezër dhe dy kunata, përkatësisht partneret e tyre.

Ndryshe nga herët e tjera ata këtë verë erdhën me një produkt të vetin me titull “Hape Telefonin”, realizuar nga autorët Pirro Çako, Edlir Begolli si dhe me koreografi të Adela Mucollarit.

Grupi i “Magic 4” që njihen për atmosferën e “zjarrtë” që u dhurojnë njerëzve pothuajse çdo fundjavë në Tiranë, publikuan kështu këtë verë këngë e parë solo.

Po a janë duke punuar për hit tjetër, pas kësaj këngë të xhiruar në Dhërmi, aty ku dhe grupi vendosi të quhej “Magic 4” në vitin 2007? Anëtarët e grupit konfirmojnë “po”, janë gati për një hit dimëror.

Kujtojmë që dy vëllezërit e njohur dhe bashkëshortet e tyre publikuan “Hape telefonin”, pas bashkëpunimeve me emra të njohur në muzikë si: “Koka ty ta boni” me Artjola Toskën, “Aisha dashnia” me Sabri Fejzullahun./www.story.al