Madonna pranon të performojë në “Eurovision 2019”, por kushtet financiare po mbajnë pezull kontratën
Transmetuesi i sivjetshëm Kan i ‘Erovision’, dëshiron të sjellë një shfaqje sa më të suksesshme këtë vit. Pas performancës së Justin Timberlake në skenën e ‘Eurovision’ në vitin 2016, ata shpresojnë që një yll tjetër global të paraqitet këtë vit. Sipas raporteve më të fundit në mediat Izraelite, Madonna është këngëtarja e cila është në negociata me Kan për disa muaj. Ndonëse Madonna pranoi të performonte në ‘Eurovision 2019’, i cili këtë vit do të zhvillohet në Tel Aviv, kushtet financiare po pengojnë që kjo kontratë të nënshkruhet. Disa nga emrat e tjerë të cilat u përmendën si të mundshëm për të performuar ishin Coldplay dhe Elton John, shkrun Who. Pavarësisht këtyre emrave është raportuar se Kan ka pasur bisedime me ikonën e muzikës, Madonna, në mënyrë që performanca e saj të jetë kryesorja në ‘Eurovision 2019’.