Machine Gun Kelly reagon ndaj akuzave se ka tradhtuar Megan Fox-in

Dhe kështu drama e pafund mes Machine Gun Kelly dhe Megan Fox vazhdon!

Përditësimi i fundit: Me sa duket, MGK ka “mohuar” ato thashetheme për tradhti, pavarësisht provave që Megan supozohet se ka gjetur në telefonin e tij.

Siç pohoi një burim i brendshëm për Us Weekly, “MGK është shumë flirtues dhe e tepron ndonjëherë me njerëz që i dërgojnë mesazhe”, gjë që e ka shqetësuar Megan-in.

Megjithatë Megan dyshon se MGK “mund të jetë duke fjetur me dikë” pas shpinës së saj, reperi thuhet se ka mohuar të ketë tradhtuar të fejuarën e tij shtatzënë.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende, lajmet për ndarjen e MGK-së dhe Megan-it për herë të parë nisën në fillim të dhjetorit, ku u pretendua se të dy u ndanë gjatë fundjavës së Ditës së Falenderimeve (vetëm pak javë pasi u njoftua shtatzënia e Megan-it!).

Sipas gazetës, “Arsyeja e ndarjes së tyre është se Megan gjeti material në telefonin e MGK-së që ishte shqetësues dhe kjo e bëri atë të dëshironte që ai të largohej herët nga udhëtimi”.

Një burim i brendshëm për Us Weekly më vonë konfirmoi këtë teori, duke pretenduar se Megan gjeti, me të vërtetë, gjëra në telefonin e MGK “që nuk i pëlqenin”, gjë që e bëri atë “të mos i besonte më atij”. Siç shpjegoi burimi, “Ka çështje të mëdha besimi mes tyre. Kjo ka ndodhur shumë herë më parë, por këtë herë e ka lënduar edhe më thellë sepse ajo është shtatzënë”.

Anabelmagazine