“I lumshin duart doktorit që të ka bërë të re fringo”, ja si reagon Eli Fara

Këngëtarja e njohur Ei Fala ka postuar një foto portret në Instagram, ku duket shumë e kuruar dhe pa asnjë shenjë moshe. Artistja ka marrë shumë komplimente, por mes komentuesve ka pasur nga ata që kanë vënë në dyshim origjinalitetin e pamjes së saj.”I lumshin duart doktorit që të ka bërë të re fringo”, i ka shkruar një ndjekëse. Por Eli, mesa duket është mësuar me këto dhe ja ka kthyer po me pyetje përgjigjen, duke i thënë:”Si e ka emrin doktori amaneee?”. Kuptohet që me këtë reagim paksa ironik, Eli e mohon dhe një herë që ka bërë ndërhyrje estetike në pamjen e fizikun e saj.