Luks i shfrenuar dhe 1 milion Euro për biznes, BlazeR publikon klipin e shtrenjtë në kohë pandemie
Para e makina të shtrenjta, ndërkohë që xhirimet bëhen nga maja e ndërtesave luksoze të Tiranës, janë pamjet e klipit më të të ri në tregun shqiptar, të publikuar në këtë periudhë pandemie.
Klipi i këngëtarit BlazeR titullohet “1 million”, ndërkohë që vargu më i pëlqyer është :”1 milion euro i du veç cash, në Tiranë të hap një biznes”.
Po përse i ka vendosur klipit një titull të tillë, pikërisht në këtë periudhë ku bota është përfshirë nga kriza ekonomike?
Për revistën “Story” BlazeR u shpreh: “Arsyeja është e thjeshtë: “Target Group” i personave që kanë të njëjtën dëshirë mendoj se është shumë i madh. Një nga ata, jam edhe unë”, tha ai. Para “1 Million”, BlazeR publikoi këngën #RichKidz ft Sergio. Në 12 vite në muzikë, një nga këngët e para ishte “Kadale Kadale” ft Noizy në 2008-ën, ndërkohë që ka qenë pjesëmarrës në “Top Fest 11 dhe 12”. Kujtojmë që BlazeR ka publikuar album në vitin 2013, ku një prej këngëve më të mira titullohej “Tfala Kush Tpysi”.