Luizi heq dorë nga ‘loja me litar’ dhe del në nominim, Kiara revoltohet me këngëtarin (Video)

Vëllai i Madh ka rikthyer sërish në shtëpi ‘lojën me litar’, ku banorët ndahen në dy grupe dhe duhet të qëndrojnë të lidhur së bashku. Konkurrenti i cili heq litarin shkon menjëherë në nominim.

Dhe deri më tani banori i cili e ka bërë këtë gjë është Luizi, mirëpo ai dëshiron që dhe Kiara të bëjë të njëjtën gjë si ai për të parë nëse publiku e do çiftin në shtëpi.

Kjo dëshirë e këngëtarit duket se e ka mërzitur goxha Kiarën, e cila u shpreh se nuk e priste aspak këtë mendim nga ana e tij.

Teksa bisedonin në oborr moderatorja i tha Luizit:

“Kur e thua kështu më tingëlloi keq. Ta them sinqerisht. Nuk jam banorët e tjerë që flet kështu e bën lojëra fjalësh. Me mua mos flit me nëntekste. Mos më fol më kështu. Nuk më intereson se cfarë do të dalë para dhe pas “Prime-it”. The e kaluam me Bledin, të shohim a do ta kalojmë këtë herë. Jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova”.