Luizi falenderon fansat: Nuk e di çfarë patë tek mua që më vlerësuat kaq shumë, ju jam mirënjohës gjithë jetën

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të BBV Luiz Ejlli ka publikuar disa minuta më parë një video në faqen e tij zyrtare në Instagram ku ka falenderuar të gjtihë fansat që e mbështetën në rrugëtimin e tij.

“Si jeni o çapacula. Ju kërkoj shumë ndjesë që nuk ju kam falenderuar më përpara. Nuk e di çfarë patë tek mua që më vlerësuat kaq shumë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën. Keni ndryshuar jetën time. Uroj t’jua shpërlej me të gjtiha ato që do bëj në vazhdim,” tha ai.