Lugati rrëfehet në BBVK, flet për gruan e tij me aftësi të kufizuara
Spektakli Big Brother VIP Kosova tashmë është kthyer në një prej temave më të diskutuara në shtypin rozë.
Këngëtari Gjon Karrica i njohur me nofkën “Lugati” ka ndarë së fundmi me banorët e shtëpisë historinë e trishtë të bashkëshortes së tij, e cila është me nevoja të veçanta.
“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, ka rrëfyer mes të tjerash Gjoni.
Përndryshe, interpretuesi i këngës “Lugati” mori vëmendje qysh në natën e parë kur u fut në Big Brother VIP Kosova.
Kjo falë veshjes së tij të veçantë, e cila nuk kaloi pa u diskutuar shumë nga fansat e spektaklit.