Luana Vjollca torturohet në Maldive, majë takave në rërë
Pas një sezoni të ngjeshur me emisione dhe koncerte, moderatorja e njohur Luana Vjollca prej disa ditësh ndodhet në Maldive ku po kalon disa ditë pushimi.
Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka postuar foto e video nga pushimet në vendin përrallor.
Mirëpo pak ditë më parë Luana publikoi një foto ku shfaqej e ulur, ndërkohë që pranë saj shiheshin këpucët me taka të larta.
Lidhur me këtë detaj, shumë prej fansave të saj e kanë kritikuar. Ata i shkruanin se Maldivet nuk është një vend ku shkohet me ato lloj këpucësh.
Por mesa duket moderatores nuk ia ndjen farë, pasi edhe së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një fustan ngjyrë rozë, ndërkohë që në sy kanë rënë takat e saj të larta.