Luana Vjollca rikthehet me programin e saj

Këtë sezon të ri rikthehet në “Top Channel”, Luana Vjollca. Prej disa vitesh në moderim, këtë herë rikthehet me autorësi të plotë në programin e saj. Së bashku me ekipin e saj, prej disa muajsh kanë nisur punën dhe shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”, për 15 javë do të jetë pranë çdo grupmoshe e do të sjellë frymëzimin e një mbrëmjeje të shtune magjike, njofton Tch. Moderatorja, në rrugëtimin e saj shumëvjeçar në këtë televizion, nga shtatori premton të shtuna plot energji dhe emocion, duke shënuar edhe këtë vit një nisje të mbarë televizive, me risi në programin e saj, e mbi të gjitha mbërthyes për publikun. Në ditët në vazhdim, Luana do të na zbulojë se çfarë surprizash do të sjellë ky sezon i ri në ekranin e “Top Channel”.