Luana Vjollca për operacionet plastike: “Shkojmë si familje te doktori dhe na bëjnë ulje”
Luana Vjollca së fundmi solli një bashkëpunim shumë interesant me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Bujar Qamilin. “Mi dhe flakë mallit tim” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri, i cili është pritur shumë mirë nga publiku. Ndërkohë Luana si e ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, flet për më të rejat në karrierën e saj. Në promon e publikuar në kanalin në rrjetet sociale vërehet se skenat me humor përgjatë emisionit do të jenë të shumta. Njëra ndër më interesantet është momenti kur Luana pyetet për operacionet plastike, ndërkohë që thotë se është gati ta vërtetojë që nuk ka realizuar të tilla. Ermali e ngacmon me një fotografi familjare, duke e pyetur se a bëjnë të gjithë operacione plastike në familjen e saj. Dhe përgjigja e Luanës është: “Po, shkojmë bashkë gjithë familja, madje kur shkojmë të gjithë na bëjnë ulje”, shkruan Telegrafi.