Luana Vjollca në studio për këngën e re, Krenari i qëndron pranë

Luana Vjollcës i ka zbardhur mëngjesi në studio për këngën e saj të re. Këngëtarja ka nisur të punojë në projektin e radhës pasi një muaj më parë solli këngën “Boll u bo tu vujt”.

Luana-Vjollca-2

E në studion muzikore ajo nuk ishte vetëm, sepse pranë kishte dashurinë e saj, Krenar Çoçajn, i cili siç duket është përkrahja e saj më e madhe, shkruan Prive. Ai e ka shoqëruar Luanën për në studion muzikore, ndërsa producenti i Vjollcës, Bini Diez, e ka rishpërndarë një fotografi të të Krenarit nga studioja e tij.