Luana Vjollca i shpall luftë Genard Hajdinit
Pak kohë më parë Genard Hajdini ka publikuar në Instagram disa video ku motra e tij Sonida ofendonte Luanën dhe të ftuarit në “Shiko kush luan”.
Nisur nga kjo, ditën e djeshme moderatori Ermal Peçi i Abc e Pasdites, ka pyetur Genardin nese ka patur një moment që i është rrezikuar Instagrami. Genardi ka treguar se pikërisht pas këtyre dy videove është rrezikuar pasi kanë bërë shume report dhe madje ato dy videot janë fshirë prej reporteve.
Mesa duket Luana i paska hapur luftë Genardit, të cilit i janë kthyer kundër të gjithë ndjekësit e saj.