Luana flet për operacionet plastike: Gjithçka ndodhi nga bullizimi! Më thoshin je e dobët

Moderatorja Luana Vjollca ka bërë publike sot projektin e saj më të ri të titulluar ‘Thuaje’. Në këtë projekt, Luana do të tregoj disa eksperienca të sajat personale, me të cilën është ndeshur gjatë karrierës së saj dhe jo vetëm. Në episodin e parë të këtij projekti, ajo ka prekur pjesën e operacioneve plastike, për të cilën ka thënë se i ka bërë pasi është bullizuar për fizikun që ka.

“Siç ka ndodhur edhe në pamjen e jashtë, në të cilën diskutohem më shumë. Sepse të vënë në një lloj presioni që ti kur je e dobët quhesh anoreksike. Sepse të thonë je shumë e e dobët, je shumë e dobët dhe me nënkuptim ajo je shumë e dobët do të thotë je shumë e shëmtuar. Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kile, që tua plotësosh dëshirën mos të jesh anoreksike, por më pas ti quhesh je shumë e bërë. Edhe ti do që të jesh ajo perfektja dhe e lëviz pak portetin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullohen pak vetullën edhe sot quhesh thjesht plastikë e silikon,” tha Luana.

(I.A/dosja.al)