Lorik Cana dhe bashkëshortja jetojnë në Tiranë, takimet romantike i bëjnë në Paris
Bashkëshortja e Lorik Canës, Monika festoi dje ditëlindjen e 31-të. Gjatë ditës ra në sy urimi special që ish-kapiteni i Kombëtares i bëri, madje mund të konsiderohei i pazakontë, pasi në vend të një urimi ai konstatoi thjesht “Po Plaket”. Megjithatë surprizat nuk kanë mbaruar me aq.
Dy të dashuruarit të cilët tashmë jetojnë në Tiranë, ja nisur drejt Parisit për një udhëtim special dhe për të festuar ndryshe, qyteti ku udhëtojnë shpesh për të festuar ditëlindjet. Nga pamjet që kanë publikuar deri tani, duket se gjithçka po shkon shumë mirë. Dhurata e parë që Monika ka marrë është një buqetë e madhe me trëndafila, ndërsa vazhdimi ende nuk dihet.
Loriku dhe Monika kanë një djalë nga martesa e tyre.Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën futbollit pak kohë më parë teksa Shqipëria luante me Italinë. Gjatë një interviste televizive sot në “Wake Up”, Cana rrëfeu momentet mjaft emocionuese kur zbriti në fushë me të birin për të gjuajtur topin për herë të fundit. Edhe pse është tejet i rezervuar mbi jetën private, Loriku tregoi disa detaje mbi lidhjen me Monikën, bashkëshorten e tij italiane, e cila është arkitekte në profesion.
Që në momentet e para kur janë njohur, Cana i kishte bërë të ditur të dashurës së tij në ato kohë se kjo lidhje nuk do të zgjaste shumë, pasi ai mendonte që të martohej me një vajzë shqiptare. Por sikundër ndodh me dashurinë, ajo është e paparashikueshme dhe ‘të rrëmben’. Kështu ndodhi edhe me Lorikun dhe Monikën të cilët e kurorëzuan dashurinë në martesë dhe janë prindër të Boikenit, sipas Panorama Plus.