Lori Hoxha i dedikon një letër babait të ndjerë: “Meritoje të jetoje më gjatë”

Lori Hoxha i ka kushtuar një dedikim prekës të atit të saj të ndjerë, Dritan Hoxhës, i cili ndërroi jetë më 23 maj 2008 në një aksident tragjik.

Lori, përmes një postimi në Instagram, shprehu ndjesitë e saj në këtë përvjetor të 16-të të humbjes së të atit:

“Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkrova Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapësira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë. E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall”.

Mandej, Lori vijoi:

“Në fakt, ajo që besoj unë se ka ndodhur është se nuk e lejoj dashurinë për ty, të papërdorur e të pafalur, të më plasë shpirtin, por e çoj aty ku do të doje ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty: Te familja dhe Top Channel”.

“Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim, por siç na pëlqen të themi ne ndonjëherë, për hir të të pandryshueshmes, është që ike në ngritje, pa e parë kurrë majën, por as tatëpjetën. Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë, do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua, aq më shumë të ndiej afër”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Hoxha ndërroi jetë nga një aksident automobilistik, pasi makina e tij Ferrari u përplas me një pemë pranë lumit Lana.

Anabelmagazine