Lori Hoxha frymëzohet nga Kylie Jenner dhe e thotë troç: Me inspirim dua të them që e kopjova të gjithën

Një tjetër trend mjaft veror ka të bëjë me thonjtë. Ka qenë Kylie Jenner ajo që i ka fiksuar të gjithë me thonjtë e saj shumëngjyrêsh dhe me dizajne të ndryshme.

Duket se këtë trend ka vendosur ta ndjekë edhe një nga vajzat më të pëlqyera në Shqipëri, Lori Hoxha.

Ajo e ka treguar vetë këtë me anë të një fotoje në ‘Instagram’, ku shfaq thonjtë e saj plot ngjyra.

“U frymëzova nga Kylie dhe me frymëzim dua të them që e kopjova të gjithën”, shkruan Lori, e cila ka marrë komplimente për thonjtë por edhe për sinqeritetin e saj.

Lori është nga ato vajza që i inspiron moshataret e saj dhe jo vetëm për të ndjekur trendet më të fundit të modës./revistawho.com