Loredana nominohet në MTV, pritet të rrëmbejë një tjetër çmim
Gjithçka duket se po shkon më së miri për Loredanën. Nga zgjidhja e problemeve me ligjin, e deri tek një rikthim i mundshëm me Mozzik, reperja është fokusuar më shumë se kurrë tek karriera.
Vitin e kaluar, Loredana rrëmbeu çmimin “Best Swiss Act” në MTV europiane, që u mbajt në Seville të Spanjës. Këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, pasi edhe ky vit e gjen Lorin në listën e nominimeve në festivalin prestigjioz. Ajo ka publikuar albumin “Medusa” së fundmi, me të cilin pritet të marrë të tjera çmime nga ky edicion i MTV. Megjithatë, kjo mbetet për tu parë në vijim! Loredana është kthyer në kryefjalë të mediave rozë, për shkak të historisë së saj me Mozzik.
Dyshja (me siguri) janë rikthyer sëbashku, e ky dyshim lindi pas disa fotove ku Lori dhe reperi shihen sëbashku në Prishtinë. Mesa duket, ky është viti i Loredanës! /News31