Loredana e shkatërruar pas akuzave për mashtrim, merr vendimin e papritur
Loredana ka dhënë një lajm të hidhur për fansat gjatë ditës së djeshme. Reperja e njohur së fundmi është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare dhe zvicerane. Siç edhe e dini, ajo u akuzua për zhvatje dhe për mashtrim nga disa persona, të cilët e denoncuan.
Pasi dha shpjegimet para mediave shqiptare në konferencën e pak ditëve më parë, Loredana ka zbuluar se ka hequr dorë nga të gjitha koncertet e saj dhe me anë të një videoje ka kërkuar mirëkuptimin e fansave, shkruan Who. Ky vendim me siguri lidhet me ngjarjet e fundit që kanë shkaktuar shumë probleme për reperen. Mesa duket ajo e ka menduar si të arsyeshme që të shkëputet për pak kohë nga muzika.